SKANDALOZE: E ëma ekzekuton të dy fëmijët e saj!


E ëma Elena Karimova, ka ekzekutuar vajzën, Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç, në pjesën e pasme të makinës përpara se të i digjte dy trupat e tyre. Pamjet e fundit të saj janë filmuar nga një market tek një karburant ku e ëma ka qëndruar për t’u blerë ëmbëlsira përpara se të kryente veprimin e rëndë.

Ngjarja që ka shokuar mbarë opinion është kryer në Nizhny Novgorod të Rusisë. E ëma ka dërguar dy djemt e saj në një ndërtesë ku nuk jetonin njerëz dhe më pas u ka hedhur benzinë.

Duke pasur frikë se tymi do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve ajo ka marrë dhe ujë me të cilin e ka shuar zjarrin. Prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen e rëndë, thane se ky është një rast shumë i rëndë dhe i çuditshëm.

Një banor i zonës ka thënë se në fillim, shuesit e zjarrit menduan se kufomat ishin të ndonjë kafshe, por më pas zbuluan se ato ishin kufoma të dy fëmijëve të vegjël.