SKANDALOZE/ Banorët e fshatit të Tetovës nuk lejojnë të hudhet themeli i shkollës!

Një ngjarje e pazakontë është duke ndodhur në fshatin Kallnik të Tetovës. Besoni ose jo fshatarët ( jo të gjithë ) pengojnë ndërtimin e shkollës speciale për fëmijët me nevoja të veçanta. Dje fshatarët kanë penguar hedhjen e themelit të objektit në fjalë para disa ditëve ndërsa tani kur është njoftuar se do të tentohet përsëri të hidhen themelet ata kanë ftuar në rrjetet sociale për rezistencë.

Fshatarët për pengimin e ndërtimit të shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta si arsye e kanë se aty duhet të ndërtohet ndonjë objekt tjetër ose të ngel si rrugë për tek xhamia e re e fshatit.

Fshatarët ( jo të gjithë ) kanë thirrur në protestë që të shprehin revoltën e tyre pasi nesër ( e hënë ) do të tentohet të hidhen gurthemelet për shkollën.

Pëndryshe fshati Kallnik i Tetovës i takon komunës së Bogovinës. Ka vetëm një shkollë fillore dhe dy xhami njëra në përfundim që mendohet se do kushtojë 1 milion euro.

Vlen të përmendet fakti se arsyeja kryesore për pengimin e ndërtimit të shkollës është se aty do të mësojnë fëmijët me nevoja të veçanta e që të jetë turpi më i madh është të mendohet se këta fëmijë vijnë nga një planet tjetër duke harruar faktin se ata janë në mesin tonë dhe pjesa jonë që kërkojnë përkujdesje speciale.shqipmedia!