Skandali i mikrokredive, Dumani: Nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar


Altin Dumani u është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me disa çështje shqetësuese për qytetarët.

Kreu i SPAK, u pyet edhe për skandalin e mikrokredive, viktimë e të cilave kanë mbetur mijëra shqiptarë.

I pyetur se sa kallëzime ka për këtë çështje, ai tha:

“Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetareve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret. Nuk bëj komente. Realisht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tone. Shpreh keqardhjen për atë qe ndodhi përpara dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarët, ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën tonë”, tha Dumani.

Pak ditë më parë, 63-vjeçari Pal Trashaj, piu fotoksinë para SPAK, ku kishte shkuar për të gjetur drejtësi për mashtrimin me mikrokreditë.