120 sekonda ka zgjatur takimi mes kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Ivanov i ka pyetur Zaevin dhe Dimitrovin se ae kanë të shkruar në dokument marrëveshjen e arritur me Greqinë. Pasi mori përgjigje, presidenti u tha kryeministrit dhe shefit të diplomacisë se nuk ka nevojë të vazhdohet më mbledhja, bën të ditur Mkd.mk, nga burime të kabinetit të presidentit, transmeton Portalb.mk.
Ndryshe, në takimin e sotëm në orën 10 presidenti Ivanov duhej të njoftohet me detajet rreth marrëveshjes së arritur dje nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras.