Shikuesit mbetën të shokuar në Bregun e Fildishtë pasi drejtuesi i një emisioni shumë të ndjekur i dha një personi të dënuar për përdhunim një manekin dhe i kërkoi të tregonte sesi ai i sulmonte viktimat e tij.
Prezantuesit Yves de M’Bella e prezantoi burrin si një ish-përdhunues dhe i kërkoi atij të shpjegonte me detaje se si i përdhunonte viktimat e tij pasi i la në dorë manekinin.
Në fund të këtij “demonstrimi” që u krye përpara dhjetëra shikuesve, burri u ftua që të jepte disa këshilla për gratë se si të shmangnin përdhunimet.
Një ditë më pas, kanali Nouvelle Chaine Ivoirienne kërkoi për herë të parë falje për gjithçka ndodhi, kjo edhe pas një peticioni të nënshkruar nga mbi 30 mijë persona që kërkonin dënimin e prezantuesit.