Skandal në Superligën turke: Presidenti i ekipit zbret në fushë dhe godet me grushte arbitrin! (Video)

Futbolli në Turqi herë pas here sjell skena joreale për ligat më të forta të futbollit në Evropë dhe diçka e tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ndeshjen që mbylli xhiron e 15-të.

Ankaragucu dhe Rizespor luajtën një ndeshje dramatike në të cilën ne fund morën dy kartonë të kuq (një për secilën skuadër), por fundi i takimit solli një skenë që realisht rrallë shihet.

Rizespor arriti të barazojë në minutën e 97-të dhe të marrë një pikë me golin e shënuar nga argjentinasi Gaih, por kjo shkaktoi aq pakënaqësi tek vendasit, saqë njeriu i parë i klubit vendosi të ndajë drejtësinë me grushte.

Presidenti Faruk Koça ka zbritur në fushë dhe menjëherë ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, gjegjësisht e ka goditur me grusht në fytyrë Halil Umut Melerin dhe e ka rrëzuar në tokë, ku arbitri ka marrë edhe disa goditje të tjera.