Skandal në SHBA – Ylli i NBA-s ka rrahur brutalisht një të ri në mes të rrugës

Ish basketbollisti i Kleveland Kavaliersit, JR Smit ka rrahur një person të përfshirë në trazirat në Los Anxhelos. Viktima është një burrë me ngjyrë të bardhë që theu dritaret e makinës së basketbollistit, pas së cilës lojtari e kapi dhe e rrahu, njoftoi “Clutch Points”.

Smit më vonë regjistroi video në të cilën shpjegoi se ai kishte sulmuar një njeri që kishte kryer akt vandalizmi.

Basketbollisti dhe ish partneri i tij nga Kavaliersi, Xhordan Klarkson, morën pjesë në protestat e së shtunës në Los Anxhelos.

Protesta masive po zhvillohen në disa qytete të SHBA-s pas vdekjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Flojd.