SKANDAL: Në pikën kufitare në Jazhincë udhëheqësja e ndërrimit punon pa kriter! (FAKTE-EMRI)

Në pikën kufitare në Jazhincë një nga udhëheqëset është pa asnjë kriter, bëhet fjalë për Stojana Simjanoska 59 vjecare e cila ka vendin e punës që nga viti 2014, si udhëheqëse ndrrimi në Stacionin Policor për Kontroll Doganor në Jazhincë, shkruan Pa Censurë.

Ajo që është më skandaloze, ka të bëjë me dilemën se si e njëjta është në këtë vend pune edhe pse shkollimi i saj i lart kap vetëm 120 kredi (shkalla VI/1), ku dihet që sipas ligjit, udhëheqësi i ndrrimit në pikat kufitare duhet minimun të ketë 180 kredi (shkalla e VII) për të marrë atë pozicion. Udhëheqësja Simjanoska ka të kryer shkollën e lartë të fakultetit filozofik, fakultet ky i cili nuk ka të bëjë fare me profesionin që ushtron.

Pa Censurë kërkon nga MPB-ja që të japin sqarim për kriterin e punësimit të udhëheqëses në fjalë!

Në ministrinë e Punëve të Brendshme një pjesë e të punësuarve janë të ngritur në detyrë edhe pse nuk kanë shkollimin adekuat dhe këto kryesisht janë punonjës të etnitetit maqedonas, ndërsa një pjesë e të punësuarve shqiptarë për vite me rradhë nuk janë avansuar edhe pse kanë kryer shkollimet përkatëse.

Një muaj më parë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka ngritur padi penale për 40 persona, të cilët me diploma të falsifikuara kanë punuar në MPB./Pa Censurë