Skandal në Kumanovë: Fotografitë vulgare të një vajze, po shpërndahen në mesin e nxënësve

Fotografi me përmbajtje vulgare të një vajze të moshës adoleshente janë duke u shpërndarë mes nxënësve në Kumanovë dhe rrethinë, ka informuar policia. Një grua nga një fshat i Kumanovës (nuk bëhet i ditur emri i fshatit), dje ka denoncuar se është thirrur nga kujdestarja e klasës dhe nga drejtori i shkollës fillore ku mëson vajza e saj, të cilët i kanë prezantuar fotografi të vajzës së saj me përmbajtje vulgare. Kujdestarja dhe drejtori e kanë informuar nënën se fotografitë e vajzës janë duke u përhapur në mesin e nxënësve. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.