Skandal në Greqi- Pronari kamera të fshehtë në hotel/ Filmonte çiftet në momente intime, habit me deklaratën: I dua për përdorim personal

Një rast i pazakontë është regjistruar në fshatin Kassandra në Halkidiki të Greqisë.

Pronari i një hoteli, vendoste kamera të fshehta në dhomat e akomodimit dhe filmonte çiftet në momente intime.

Ky rast është zbuluar në datën 29 shtator nga një çift i ri, të cilët teksa ishin në dhomën e hotelit, pikasën një kamera në prizë. Ditën tjetër, në datën 30 shtator, çifti e denoncoi rastin në polici.

Në një hetim të kryer nga autoritetet, u zbulua se të paktën dhjetë çifte të tjera ishin regjistruar vetëm në këtë dhomë, ndërsa kamerat ishin në të gjitha dhomat e hotelit.

Sipas GRTimes.gr , pronari i hotelit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Ai ka deklaruar se po regjistronte momentet private të çifteve për përdorim personal.

Pas kësaj dëshmie, ai është lënë më pas i lirë.