Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar për një rast të dhunës familjare që ka ndodhur dje në Gostivar. Biri, 33-vjeçar ka sulmuar me mjet të fortë nënën e tij.
“Dje, rreth orës 15:30, në Gostivar, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë – Sektori i punëve të brendshme Gostivar, kanë arrestuar 33-vjeçarin nga Gostivari, E.Sh., i cili gjysmë ore para, në shtëpinë në Gostivar, fizikisht ka sulmuar nënën e tij, 49-vjeçare. Sipas të denoncuarës, gjatë sulmit ai ka përdorur edhe mjet të fortë. Zbardhet dhe dokumentohet rasti, pas çfarë kundër E.Sh. do të vijojë shkresë përkatëse”, thuhet në njoftim.