SKANDAL në Gostivar, 54 vjeçari dhunon ish të dashurën 19 vjeçare!

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar për një rast të dhunës seksuale, që sipas të denoncuarës ka ndodhur në Gostivar, mes një 54-vjeçarit dhe një 19-vjeçares.

“Mbrëmë (05-korrik) rreth orës 20:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 54-vjeçarin F.T. nga Negotina e Pollogut, i cili paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga një 19-vjeçare, banore e një fshati të Gostivarit, me të cilën deri para disa kohësh kishin qenë në lidhje, se e kishte sulmuar seksualisht. Pak më vonë,
gjatë bastisjes së kryer me vendim gjykate në shtëpinë e tij, u gjetën mbetje të një lënde pluhuri të bardhë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, qëndron në njoftim.