Një deklaratë e banorit të Big Brother Vip, Ilirit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një deklarate të tij, derisa ai po qëndronte në oborrin e shtëpisë, duke diskutuar me DJ Dagz.
Teksa po diskutonin, Iliri iu drejtua këtij të fundit se nuk është shqiptar, duke nënkuptuar se qytetarët e Kosovës janë kosovar.
Deklarata e tillë është prerë menjëherë, derisa në rrjetin social Tik Tok ka filluar që të bëhet virale.
Balerini përndryshe është banori më i preferuar i publikut, përfshirë edhe audiencën nga Kosova.