SPB- Tetovë sot ka thirrur në një bisedë informative qytetarin i cili denoncoi në Pa Censurë, keqtrajtimet që i bëheshin atij dhe bashkë qytetarëve tjerë në fshatin Brezë.
SPB- Tetovë e ka thirrur qytetarin që xhiroi videon ku shihej policit Darko Milosavlevski si keqtrajtonte qytetarët, duke kërkuar përgjegjësi nga qytetari për këtë denoncim.
Qytetarin e ka identifikuar vetë polici Darko dhe e ka lajmëruar tek shefat e tij!
Këto dy ditë Pa Censurë vazhdimisht ka lajmëruar zëdhënësin e SPB-së në Tetovë, si dhe zëdhënësin e MPB-së për të kërkuar përgjigje se pse lejohet që polici Darko Milosavlevsli të keqtrajtoj qytetarët por të njëjtët i shmangen përgjigjes.
Videoja e lajmit paraprak:
http://www.pacensure.com/2018/06/12/skandal-polici-maqedonas-cdo-dite-malltreton-shqiptaret-e-sllatines-dhe-brezes-video/