Përmes një reagimi për media, kampioni aktual në Ligën e Parë të Futbollit, Struga Trim Lum ka denoncuar se kryesia e klubit Vardar nga Shkupit, kanë tentuar ta sulmojnë kryesinë e klubit strugan, né tribinën VIP, të stadiumit të qytetit, ku u zhvillua ndeshja Vardar-Struga, e cila u fitua nga struganët me rezultat bindës.
Përmes një reagimi, Struga ka thënë se në futboll nuk ka vend për dhunë.
Njoftojnë se sot kanë qenë deshmitarë të një tetnative per të sulmuar drejtuesit e klubit nga përfaqësues të klubit kundërshtar.
Sipas struganëve, veprime të tilla janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll apo në asnjë aspekt të jetës.
Reagimi i plotë për media:
Në futboll nuk ka vend për dhunë.
Sot ishim deshmitarë të një tetnative per të sulmuar drejtuesit e klubit tonë nga përfaqësues të klubit kundërshtar. Dënojmë ashpër tentativën e dhunshme ndaj drejtuesve të klubit tonë nga përfaqësues te ekipit kundërshtar gjatë ndeshjes së sotme. Veprime të tilla janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll apo në asnjë aspekt të jetës.
Klubi ynë është i përkushtuar ndaj vlerave të respektit dhe sportivitetit, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë incident serioz.
I bëjmë thirrje, kryesisë së ekipit të Vardarit ta dënojë kë sjellje të perfaqesuesve te klubit.