Anti- korrupsioni në bazë të informacionit të marrë do të hap lëndë kundër tashmë ish drejtorit të Fondit të shëndetësisë, Den Donçev. “Fokus” ka zbuluar që Donçev ka marrë tre milionë denarë për shërbime konsultimi nga një kompani në Australi, përmes një kompanie vendore e regjistruar në fshatin Murtino të Strumicës.
Ai nuk i ka paraqitur të ardhurat shtesë. Punojmë në rastin që t’i dëshmojmë të ardhurat që i ka realizuar, nëse është e saktë apo jo, dhe nëse ka elemente nga ana jonë, do të ngritim kallëzim kundërvajtës për mos- paraqitja të të ardhurave shtesë”-tha Biljana Ivanovska- kryetare e Anti- korrupsionit.
Den Donçev është edhe nën hetimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.
-A po zhvillohet hetim për Den Donçevin dhe a është në Maqedoni?
Prokurorja Vilma Ruskoska: Po, kemi. Po zhvillohet hetim ndërsa a është në Maqedoni, këtë nuk e di.
Donçev 10 ditë më parë dha dorëheqje nga posti drejtor i Fondit Shëndetësor. Zyrtarisht u tërhoq për shkaqe private. Në këtë funksion erdhi në vitin 2017, pas ndërrimit të pushtetit.