Skandal i rradhës në Gjinekologjinë e Shkupit- Sulmohet fizikisht nga sigurimi një 70-vjeçar

Me datë 04.01.2024 në ora 08:50 në SPB Shkup, A.B.(70) nga Shkupi ka raportuar se në Klinikën për Gjinekologji Obstetrike në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” – Shkup, pas një konflikti të mëparshëm me A.V.(30 ) dhe A.Z. 27), të punësuar si sigurim, A.V. e ka kanosur me send të mprehtë dhe e ka sulmuar fizikisht.

Është kryer një intervistë zyrtare dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.