Skandal i ri i Bidenit: Zelenskyn e prezanton si “presidenti Putin”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë një gafë tjetër të rëndë.

Në një organizim të NATO-s në Uashington, ai e prezantoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me emrin e armikut të tij, presidentin rus, Vladimir Putin.

Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë e përmirësoi shpejt veten, duke thënë: “Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”, raporton televizioni BBC.