Skandal i madh në Big Brother/ Shqiptarët ngihen në protestë: Mbylleni atë, të degjeneruar…

Historitë e dashurisë në disa prej spektakleve argëtuese, si “Big Brother” apo “PSsrputhen” kanë marrë përmasa të mëdha. Duket sikur të gjithë shqiptarët po diskutojnë për “tradh.tinë” e Donald Veshajt ndaj moderatores Bora Zemani, duke krijuar një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj brënda shtëpisë së vipave.

Për këto spektakle ka reaguar edhe imami nga Deçani, Naser Tolaj. Ai po i quan degjeneruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri. Tolaj ka marrë shkas nga një përleshje fizike ndërmjet dy grave në emisionin “It’s my love”, që transmetohet në një televizion në Kosovë.

Por ai ka kritikuar edhe emisionet “Per’puthen” e “Big Brother VIP” të cilat transmetohen në televizionet tona. Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar që të ndalohet transmetimi i këtyre programeve, të cilat i quan degjeneruese dhe jo të mira për shoqërine.

Statusi FB “Kri m nuk është vetëm që të v ra sësh njerëz, është edhe të mundohesh që tua sh kat*ërrosh (degjenerosh) rininë. Mos të harrojmë se roli i medias informuese është edhe roli i edukimit të shoqërisë. Tani se çfarë informimi dhe çfarë edukimi po i shërbehet shoqërise tonë nëpër media.

Gjithcka mund te quhet vetem informim dhe edukim JO. Per kete ka thene Pejgamberi a.s: “Kur ske turp ben cfare te duash”. Ne vecanti ketu hyjne keto emisione sic jane Big Brother VIP, Perputhen, It’s my love etj. Mendoj se ketu duhet te reagojme te gjithe, e në vecanti ata bejne thirrje në mbrotje te te drjetave dhe lirve te njeriut, gruas, femijeve etj. Duhet të i mbyllen keto programe degjeneruse te shoqerise tone”, shkruhet në postimin e Hoxhës.

Kujtojmë se ka plot personazhe të tjerë publik që kanë reaguar kundër këtyre formateve si Big brother apo Përputhen. Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim të gjatë dy ditë më parë për këtë gjë, ku dhe ai dënon me forcë përmbajtjen e këtyre formateve. Po ashtu edhe aktori dhe regjisori i njohur, Mevlan Shanaj, nuk i sheh si të shëndetshme për shoqërinë këto formate.