Skandal diplomatik: Në Aeroportin e Shkupit është kërkuar të kontrollohet detalisht çanta e presidentes kosovare, Vjosa Osmani

E gjithë ngjarja ka ndodhur në seksionin VIP të aeroportit ku ka mbërritur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjegjësisht, kur ka mbërritur Osmani, e cila ka qenë duke shfrytëzuar Maqedoninë për tranzit, asaj i është kërkura të hapë valixhet dhe të kontrollohet detalisht.

Pasi Vjosa Osmani nuk ka pranuar t’i hapte valixhet, ajo ka telefonuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, nga i cili ka kërkuar ndihmë. Më pas ka ardhur sigurimi i Gashit ku ka pasur një incident me sigurimin e aeroportit.