Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua historia dramatike e një familje ku kryefamiljar ka qenë përherë nëna. Dhu*na ndaj saj ka qenë e pranishme në mënyrë të përhershme ajo trokiti në dyert e emisionit duke apeluar ndihmë në tetor të vitit 2015-të.
Në disa emisione maratonë të cilat tronditën mbarë opinionin publik Elisabeta Picari rrëfen me ngashërim plagët e marra nga vuajtjet e jetës. Në një nga emisionet ajo humbet edhe ndjenjat, pasi pesha e madhe dhe vuajtjet mbi shpinë ja kishin lodhur shpirtin. Elisabeta Picari rrëfeu për publikun papërgjegjshmërinë e bashkëshortit të saj si dhe e denoncoi atë publikisht për dhu*në prej 12-vitesh.
Sot pas një periudhe të gjatë ajo mbërrin në studion e emisionit së bashku me nënën e saj por këtë here një tjetër ngjarje e dhun*shme ka ndodhur me to. Ato janë rrahur dhe dhu*nuar barbarisht por këtë here nga një tjetër pjesëtar i familjes.