Skadon afati për dhënien e kartelave pagesore

Skadon afati për dhënien e kartelës vendore pagesore për qytetarët që i plotësojnë kushtet për këtë masë që ishte pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, ndërsa i vendosur për shkak të kr*izës së Kovid-19. Bankat kanë afat deri më 18 korrik për t’i dhënë kartelat, gjegjësisht nesër, ndërsa qytetarët mund t’i shfrytëzojnë më së voni deri më 15 gusht të këtij viti. Qëllimi është në periudhë të shkurtër të futet sasi e madhe e mjeteve në ekonomi me blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore me qëllim të mbështetjes në kri*zën e shkaktuar nga kor*onavir*usi.

Kartelë vendore pagesore kanë marrë mbi 324 mijë qytetarë, në katër kategori. Grupi i parë ka marrë kartelë pagesore vendore në vlerë prej 9.000 denarëve, ku i përkasin personat me të ardhura të ulëta, pranues të ndihmës sociale dhe aplikues aktivë të punës, të cilët vitin e kaluar nuk kanë pasur më shumë të ardhura se 180.000 denarë ose sivjet nga janari deri në prill jo më shumë se 60 mijë denarë sipas të dhënave të DAP-it. Në këtë kategori janë përfshirë 114 mijë qytetarë.Në grupin e dytë janë rreth 117 mijë persona të cilët marrin nga 3.000 denarë, gjegjësisht qytetarë të cilët janë në marrëdhënie pune, por të ardhurat e tyre në katër muajt e parë të vitit nuk kanë tejkaluar 60.000 denarë. Kjo kategori në mënyrë shtesë ka marrë edhe vauçer për turizëm, i cili ka filluar të shfrytëzohet.