S’ka rrëmujë në pompat e benzinës – Në disa markete mungon mielli (VIDEO)

Qetë dhe pa kolona veturash kështu ishte sot në pompat e benzinës.
Ndërsa në markete vërehej fluks i madh i qytetarëve të cilët kishin dalë për të blerë. Në disa markete të cilat ishim nuk kishte fare miell, nuk dihej se as kur do të furnizohen.

“Nuk ka asnjë lloj mielli. Nuk ka”.
Se a ka pasur keqpëdorime gjatë furnizimit të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës do të kontrollojë Policia Financiare, Inspektorati i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.

POLICIA FINANCIARE
“Administrata e Policisë Financiare njofton se do të kryejmë kontrolle të gjithanshme në funksionimin e të gjitha qendrave të shpërndarjes që furnizojnë ushqime në të gjithë vendin poashtu do të përfshihen edhe personat juridik që ushtrojnë veprimtarinë “Tregtia me pakicë dhe shumicë e derivateve të naftës”.
Kompanitë e derivateve të naftës njohtojnë se konsumatorët nuk kanë kufizime dhe ndërprerje në furnizimin me derivate në pompat e benzinës./KlanMacedonia/
https://video.fprn6-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/275062886_634472167658862_2619634901388616111_n.mp4?_nc_cat=106&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjM4NywicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=gexLi7xSNNwAX9bUGV3&rl=387&vabr=215&_nc_ht=video.fprn6-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT8nh1AiKR559sX_PRGgFveu8526hPkR7VANCcLYsV6ZYg&oe=6223930A