S’ka më picë me kaçkavall, rriten çmimet e produkteve të qumshtit

Prodhimet e qumshtit në dyqanet po rriten në mënyrë artificiale, këtë e ka konstatuar Organizata e Konsumatorëve të Maqeonisë. Çmimi i qumështit ka arritur deri në 90 denarë, djathi 400 ndërsa kaçkavalli deri 700 denarë. Ndërsa tregtarët shpeshherë manipulojnë me çmimet ku në rafte vendosin një çmim ndërsa qytetarët në arkë paguajnë çmim më të lartë.

“Një çmim qëndron tek rafti, ndërsa me çmim tjetër u paguhet në arkë ndërsa këtë qytetarët e shohin në llogaritë fiskale kur të arrijnë në shtëpi. Kohëve të fundit kemi rritje të çmimeve në mënyrë artificiale, veçanarisht tek produktet e qumshtit. Qytetarët ankohen edhe për rritjen e bukës, kaçkavallit, joguritit, qumështit, djathit” – deklaroi Martina Grnçarovska.

Edhe përkundër rritjes së çmimit të produkteve të qumshtit, blegtorët paguajnë qumshtin vetëm 25 denarë. Blegtori Ajet Ahmeti është i revoltuar se shteti kërkon ta blen qumështin 20 denarë ndërsa pastaj e shet atë për 80 denarë.

“Shumë pak paguajnë 20-25 denarë së paku duhet 30 denarë të na paguajnë. 70-80 denarë e shesin ndërsa mua ma paguan 20-30 denarë. Mundi im nuk paguhet. Gjithçka është shtrenjtuar, ushqimi për kafshët është i shtrenjtë” – tha Ajet Ameti, blegtor.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se janë vazhdimisht në terren dhe kryejnë kontrolle. Ndërsa nga data 5 deri më 11 shtator në territorin e vendit janë kryer mbi 40 kontrolle, ndërsa në 3 subjekte janë konstatuar parregullsi. /KlanMacedonia/