S’ka kush të përkujdeset për pleqtë!

Pastrim, blerje, larje, hekurosje, shoqërim, për të pir

“Nga njëra anë, të moshuarit marrin ndihmë në shtëpinë e tyre, e nga ana tjetër ulim shkallën e varfërisë tek njerëzit që nuk janë kyçur në tregun e punës për shkak të nivelit të ulët të arsimit”, deklaroi Jovana Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Ministrja Trençevska shpjegon se çuarja e të moshuarve në shtëpi të pleqve shkakton kriza psikologjike, gjegjësisht të moshuarit e marrin këtë sikur të afërmit e tyre të kenë hequr dorë prej tyre. Në këtë mënyrë, ata do të kenë mundësi të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre, por do të kenë ndihmë gjatë kryerjes së obligimeve të tyre të përditshme nga ofruesit e shërbimeve të angazhuar nga Qendrat për Punë Sociale. Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2050, 33% e popullsisë në Maqedoni do të jenë të moshuar.ë kafe dhe lexim, janë obligimet e ofruesve të shërbimeve për të moshuarit.
“Shërbimi për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpitë e tyre po zbatohet në 27 komuna me përkrahje të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale me 22 projekte, ndërsa këto shërbime janë ndihmë dhe përkrahje për të moshuarit në moshë mbi 75 vjeçare, në shtëpitë e tyre”, tha Jovana Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Deri më tani janë 639 shfrytëzues të këtyre shërbimeve. Këtu përfshihen edhe 227 qytetarë në rrezik social, të cilët e kanë më të vështirë të punësohen. Trençevska thotë se nga këto shërbime do të ketë më shumë përfitime.