“S’ka familje pa fjalën NËNË”/ Elton Ilirjani i përvishet Jul Dedës: Shqipëria s’ka pasur kurrë artistë

Biznesmeni Elton Ilirjani është përplasur me aktorin e humorit, Julian Deda, pas një reagimi që ky i fundit bëri për kërkesën e komunitetit LGBTQI që të hiqet fjala “nënë”.
Ilirjani u shpreh në “Instagram” se Julian Deda nuk mund të quhet artist. “Kur nuk ke kreativitet në profesion merresh me Anglinë. Nënë i themi edhe ne o zhurmues Julian Deda.

Nënë madje unë e dua më shumë nënë time! Do ta dëgjosh historinë time o Balzaku i Shqipërisë? Apo read the remode control panel. Unë gjithmonë kam menduar dhe mendoj më fort tani se Shqipëria kurrë nuk ka pasur artistë të vërtetë.”

Julian Deda më parë kishte shkruar: “Fjala NENE, jo vetëm nuk mund te zëvendësohet me asnjë fjale tjetër, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajmë te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç është për secilin nga ne.
Çdo tentative e palaçove dhe e lëtyrave për ta ndryshuar, ka për qellim shkatërrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjërisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalën NENE, s’ka jete pa te”.