“S’ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës”, Kreu i KMSH mesazh pas vr*asjes në Velipojë


Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka reaguar me një thirrje të fortë pas “masakrës” së ndodhur në Velipojë, mbrëmjen e së shtunës ku mbetën të vdekur katër persona dhe dy të tjerë u plagosën, pas një sherri për shezlonget.

“Asnjë motiv nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së tjetrit”, është shprehur Spahiu, duke shtuar se sot duhet më shumë se kurrë duhet maturi dhe dashur për njeriun.
“Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit.

Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve.”
Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti”, shkruan Spahiu.