S’ka alk*ool për ushtarët! Autoritetet gjermane kthejnë nga Afganistani mbi 22 mijë litra bi*rrë

Gjermania ka vendosur të rikthejë në shtëpi më shumë se 22500 litra bi*rrë, të dërguar në Afganistan për ushtarët e saj.
Komandantët gjermanë kanë ndaluar ushtarët të konsumojnë alk*ool, pasi procesi i tërheqjes së trupave të NATO-s nga vendi ka bërë që të rriten rastet e dhu*nës.

Autoritetet vendase nuk patën mundësi ta shisnin birrën, për shkak se pjesa dërrmuese e popullsisë afgane nuk konsumon alk*ool, pasi praktikon fenë islame.
Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes tha se për “riatdhesimin” e bi*rrës është kontraktuar një kompani private.

Në prill, presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se të gjitha forcat ushtarake do të tërhiqeshin nga Afganistani më 11 shtator 2021. Edhe shtetet e tjera aleate të SHBA në NATO thanë se do të bënin të njëjtën gjë.
Gjermania ka më shumë se 1100 trupa në Afganistan, ndërsa 59 ushtarë gjermanë kanë humbur jetën atje që prej nisjes së konfliktit. Sipas “Der Spiegel”, ushtarëve gjermanë u lejohet të konsumojnë dy kanoçe birrë në ditë, por në bazën “Marmal” në veri të Afganistanit janë magazinuar më shumë se 60 mijë të tilla, si dhe qindra shishe vere e shampanje.