Skαndaloze, publikohet lista e votave për nominimin e fundit: 80 mijë vota për largimin e Oltës

Vërtetësia e produksionit të “Big Brother VIP” është vënë disa herë në dyshim duke filluar që nga votat e publikut e deri tek skenarët e përgatitur.

Audienca ka ngelur shpesh e pakënaqur nga vendimet që u janë komunikuar banorëve përsa i përket të eleminuarit të rradhës, apo edhe të preferuarit.

Në nominimin e fundit mes Armaldos, Kristit dhe Oltës, pjesa më e madhe e audiencës kanë kërkuar largimin e kësaj të fundit mirëpo nuk ndodhi kështu.

Të shtunën u komunikua se i eleminuari do të ishte Kristi, por edhe ai kishte një biletë kthimi. Ndaj mbrëmjen e djeshme banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ka nisur një peticion për publikimin e votave nga ana e kompanisë celulare “Vodafone”.

Ditën e sotme është publikuar vetëm një pjesë e votave, por edhe pse 30 mijë vota nuk janë bërë ende publike, shihet rezultati i thellë i mesazheve për eleminimin e Olta Gixharit e cila ka patur plot 83.637 vota. Më pas vjen Armaldo me 7.628 vota dhe së fundmi Kristi me 4.828 vota për eleminim.