Sjellje e pahijshme e kryeministrit/ Derisa ministri Bekteshi sqaron për rritjen e çmimit të gazit Kovaçevski qeshet pas shpinës së tij

Kryeministrit Dimitar Kovaçevski sot në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e kanë vërejtur gazetarët për sjelljen jokorrekte dhe të pahijshme.

Derisa Bektesi u përgjigjej pyetjeve të gazetarit se nga cilat burime do të furnizohet Maqedonia me gaz pas rritjes së çmimit të gazit rus, Kovaçevski nuk pushoi së qeshuri pas shpine. Ai më pas pyeti me tallje nëse dikush tjetër kishte një pyetje në lidhje me gazin apo “a nuk e dini kaq shumë?”

VIDEO