Situatë krize: Bizneset – ekonomia kërcënohet nga cunami energjetik

Qeveria miratoi vendimin për shpalljen e situatës së krizës në sektorin energjetik që do të hyjë në fuqi nga 1 Shtatori. Në mënyrë plotësuese do të vendoset për masat që duhet të ndërmerren për ta ndihmuar ekonominë. Nga 1 Shtatori në fuqi hyjnë dy vendime të Qeverisë. Situata e krizës me furnizim me energji për ngrohje në Qytetin e Shkupit dhe situatë krize me furnizim me energji elektrike në gjithë territorin e vendit.

Me shpalljen e situatës së krizës hapen mundësitë për distribuimin e mjeteve drejt EEM-së për furnizim me thëngjill, mazut dhe gaz dhe prodhim I papenguar I rrymës gjatë periudhës së ardhshme. Komuniteti I biznesit kërkon hapa konkret nga Qeveria për shkak të kërcënimit për mbylljen e shumë ndërmarrjeve. Çmimi I rrymës në tregun e lirë pritet ta tejkalojë kufirin prej 1.000 euro për një megavat orë. Lidhja e Odave Ekonomike ka prezantuar propozimet për të ndihmuar ekonominë për shkak të krizës energjetike. Ata kërkojnë kufizimin e cmimit të rrymës për kompanitë.

“Në këtë moment ekonomisë së RMV-së I kërcënohet një cunami energjetik, me rrezik për ta shkatëruar. Tregu I hapur energjetik është jashtë kontrollës. Nuk ka shërbim apo prodhim që mund ta përballojë cmimin e enrgjensave nga 600 deri 700 euro për një megavat orë”, deklaroi Trajan Angeloski-kryetar i LOE të RMV-së.

Aktualisht cmimi I rrymës në bursën botërore për një megavat orë shkon në 650 euro, por pritet rritja deri në 750 euro transmeton KlanM. Parashikimet janë se gjatë periudhës së dimrit ky cmim do të arrijë edhe mbi 1.000 euro që mund të rezultojë me kolaps financiar të shumë vendeve. /KlanMacedonia/