Situatë e tensionuar para ndeshjes me Spanjën, kush deshi ta heqë flamurin e Kosovës?


Pak minuta para se të nisë sfida mes Spanjës dhe Kosovës në La Cartuja të Sevillës, në një lidhje direkte me T7, gazetari Berat Buzhala, që është i pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla para takimit.

Ai ka zbuluar se atyre iu afruan autoritet e Federates Spanjolle te Futbollit duke kërkuar t’ia marrin flamurin e Kosovës.
Buzhala shpjegon se kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhëratë nga lart.

Mirëpo, ai zbuloi se me insistimin e tyre, në veçanti të kryetarit të Dardanëve, Lulzim Berisha, flamuri ka qëndruar.

https://www.facebook.com/656691478/videos/10157843947341479/