‘Situata post-covid’, mbushet reparti psikiatrik me pacientë

Njësia e Sëmundjeve Infektive në spitalin e Manastirit është zbrazur, ku aktualisht ka vetëm dy pacientë pozitivë në Covid-19, por gjëja e frikshme është se pavionet e tjera në spital tani po mbushen me pacientë që vuajnë nga pasojat e shkaktuara nga virus.

Presioni më i madh, thonë nga spitali i Manastirit, ndihet në repartin e Psikiatrisë, ku përveç problemeve të tjera, pacientët përballen me “çmenduri akute”.
“Ne kemi një barrë për Psikiatrinë, por pas kësaj pandemie pritet që shfaqja e gjendjeve fobike-ankthi, sulmet e panikut dhe patologji të ngjashme, e cila ndodh si pasojë e gjendjes së përgjithshme, por edhe situatave post-covid, do të shkaktojnë aspektin psiqik, çrregullime dhe “çmenduri akute”. – thotë Dr. Biljana Gagachovska, drejtoresh në Spitalin Klinik të Manastirit.

Specialistja e psikiatrisë, thotë se këto janë pasoja të pritshme.
“Ne u përballëm me diçka që nuk dihej. Na duhej të funksiononim me diçka që nuk na pëlqente, e ndjekur nga një periudhë izolimi, frikë nga vdekja dhe ngarkesa e vazhdueshme e numrave dhe kronika e zezë. Kjo pritet dhe do të na ndodhë akoma, nga aspekti i çrregullimeve psikologjike dhe mendore – thotë Dr. Gagacovska