“Situata me Covid-19 nuk rrezikon procesin e regjistrimit”

-Për momentin jo, kështu u përgjigj fillimisht ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i pyetur nëse autoritetet shëndetësore mendojnë të rekomandojnë shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Duam ta zvogëlojmë këtë trend të rritjes së pranimit të pacientëve në spitale. Kështu që shohim edhe masa të reja edhe rekomandime shtesë. E ndjekim me vëmendje situatën”, pohoi ministri Filipçe.
Shtyrjen e mundshme të regjistrimit të popullsisë e komentoi edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, i cili gjithashtu mendon se aktualisht nuk ka nevojë për shtyrje të këtij procesi.

“Sa i përket regjistrimit të popullsisë, unë mendoj se në këtë fazë që jemi nuk ka ndonjë sinjal që mund i gjithë ky keqësim i situatës epidemiologjike në shtetin tonë të ndikojë në regjistrimin e popullatës”, tha mes tjerash Asani.
Ndryshe, drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski para disa ditëve deklaroi se nëse situata me koronavirusin përkeqësohet dhe Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se regjistrimi i popullsisë do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen, regjistrimi do të shtyhet.

Ky proces tashmë ka nisur me regjistrimin e të pastrehë në vend, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik. Ndërsa diaspora po regjistrohet përmes aplikacionit online. Sipas Enti Shtetërorë për Statistika që nga 1 marsi deri dje janë regjistruar gjithsej 32.752 persona që jetojnë jashtë vendit. EShS thekson se regjistrim përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Ndërsa për qytetarët që jetojnë në vend regjistrimi do të nis me 1 prill dhe d të zgjasë deri me 21 prill.