Situata e zja*rreve në Shqipëri, mbetet problematike vatra e zj*arrit në Karaburun

Situata më problematike me zj*arret në Shqipëri vazhdon të jetë në Karaburun.
Edhe sot prej orëve të para të mëngjesit janë nisur punonjës së AZDM por dhe ushtarë për monitoruar situatën në këtë zonë, pasi vatra e zjarrit edhe pse nuk është shumë aktive rre*ziku mbetet evident, sepse zj*arri është në pjesën e pishave në afërsi të Llogorasë.

Ndryshe, nga dje sot moti është më i normalizuar por ajo që pengon shikimin është mjegulla e dendur në majë të malit. Ndërkohë në fshatin Dukat i ri është aktive dhe një vatër e vogël zj*arri, e cila nuk përbën rre*zik.
Ndërsa, pasojat e zj*arrit që ra dje në fshatin Gjorm bashkia e Selenices ka bërë bilancin e dë*meve, ku janë dj*egur 1200 rrënje ullinj, tre banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanuara dhe nuk po gjenden 60 kokë bagëti të cilat dyshohet se janë larguar nga flakët e zj*arrit.

Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrolli për të evidentuar dë*met e shkaktuara nga zj*arri i djeshëm.
Ndërkohë, mësohet se zj*arrfikësit, që prej dy muajsh lu*ftojnë me fl*akët nuk kanë marrë pagat e gatishmërisë nga bashkia e Vlorës duke shkaktuar pakënaqësi nga zj*arrfikësit.