Situata e perhapjes se COVID-19, flet infektologu Cana

Fadil Cana, infektolog ne Klinikën Infektive në Shkup në një intervistë për ABC News ka folur rreth situatës me koronavirus në Maqedoni.
Cana është shprehur se përpjekjet e sistemit shëndetësor janë në drejtim të menaxhimit të pandemisë.
“Si në çdo shtet, ashtu edhe tek ne, përpjekjet e sistemit shëndetësor janë në ndrejtim të asaj që situata me pandeminë të jetë e menaxhueshme, tha Cana.

Ai ka folur edhe për numrin e testimeve ku thotë se ndodhë që të arrijë edhe 2 mijë testime, varësisht nga nevoja ditore por edhe nevoja e pacientëve për testim.
Në të pyetur se a ka probleme me anesteziologët, Cana tha se “Në Kliniken Infektive në Shkup ka një veçori përshkak se në repartin intenziv janë të trajnuar infektologët. Pjesën dërmuese të intervenimeve, ku ka nevojë për trajtim intenziv e kryejnë vetë infektologet”.