Situata drejt stabilizimit në Tetovë, vetëm 1 i vdekur brenda 24 orëve

Situata në Tetovë po stabilizohet ditëve të fundit në lidhje me pandeminë.
Nga Spitali i Tetovës thanë se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën ndërsa gjithsejt të hospitalizuar ka 120 persona prej të cilëve të vaksinuar me një dozë janë 10 pacientë ndërsa me dy doza katër të tjerë.

Ata konfirmuan se me oksigjen janë 117 persona ,tre janë me respirator dhe 137 ambulantë ditore.
Nga Spitali edhe njëherë apeluan që të bëhet kujdes maksimal dhe të respektohen masat nga qytetarët.