Situata alarmante / Maqedonia, vendi me më shumë vd*ekje nga Covid-19 në Europë

Situata me pandeminë e koronavirusit Covid-19 në Maqedoninë e Veriut po bëhet keq e më keq. Dhjetëra vd*ekje në ditë e qindra raste të reja të të inf*ektuarish regjistrohen për çdo ditë, ndërsa spitalet janë të stërmbushura. Sipas raportit të Covid Data Check, për periudhën nga 17 Gushti e deri më 31 Gusht të këtij viti, Maqedonia e Veriut është vendi me më shumë vd*ekje të regjistruara në krejt Europën në raport me numrin e popullsisë. Shkalla e vd(ekshmërisë për 100 mijë banorë në Maqedoni është 16.4, duke kryesuar bindshëm tabelën para Malit të Zi që gjendet në vendin e dytë me 11.6 vd*ekje për 100 mijë banorë.

Më poshtë radhiten Rusia, Bullgaria, Greqia, Qiproja, Spanja, Lituania, Bosnja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Rekorde të tilla të zeza për Maqedoninë e Veriut u regjistruan edhe në periudhën e mëhershme të pandemisë, gjatë valës së parë dhe të dytë të inf*ektimeve. Vala aktuale filloi furishëm menjëherë pas sezonit turistik, dasmave, ahengjeve dhe heqjes thuajse të tërësishme të kufizimeve anticovid gjatë stinës së verës.

Ndryshe në Maqedoninë e Veriut vetëm në 24 orët e fundit nga gjithsej 6006 testime, janë regjistruar 906 raste të reja me Covid-19, kanë humbur jetën 26 persona, ndërsa janë shëruar 343 pacientë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).