Sirena alarmi në veri të Kosovës, qytetarët mblidhen para objekteve komunale

Sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, mesditën e së premtes, ndërkohë që qytetarët u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Miko Bishevac, tha për REL se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”.

“Ka makina, ku besohet se gjendet ai kryetari i qytetit dhe se ai po përpiqet të hyjë në ndërtesën e komunës”, tha Bishevac.

Zeqiri nuk ishte i qasshëm për t’i konfirmuar këto informacione. Bishevac konfirmoi se janë aktivizuar edhe sirena rreziku. Në terren, sipas tij, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, gjenden rreth ndërtesës së komunës.

“Njerëzit janë mbledhur atje dhe do të presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

EULEX-i nuk e konfirmoi se pse është i pranishëm në komunën e Zubin Potok.

(Tramadol Online)