Në Maqedoninë e Veriut ende dominon varianti Delta i koronavirusit, ndërsa deri më tani ende nuk është regjistruar asnji rast i llojit Omikron, i cili veçmë ka arritur në Ballkan dhe dje u konfirmua rasti i parë në Kroaci.Organet kompetente vazhdojnë tu bëjnë thirrje qytetarëve që sa më shumë të vaksinohen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet pandemia.
Edhe pse lloji Omikron përhapet më shpejtë se Delta, indikacionet e para tregojnë se ky lloj është më pak i rrezikshëm, ka deklaruar infektologu Entoni Fauçi.
Ndërsa profesori i fakultetit teknik në Manastir, Dejan Trajkovski në Facebook, ka bërë një analiz sa i përket variantit të ri. Sipas tij gjatë festave të fundvitit Omikron do të jetë prezentë edhe këtu.
DEJAN TRAJKOVSKI-PROFESOR NË FAKULTETIN TEKNIK NË MANASTIR “As njëri e as tjetri skenarë nuk do të kenë vlerë, prej momentit kur lloji Omikron ka mbërritur në terren, dhe kjo me shumë gjasë do të ndodhë para festave të fundvitit, me ardhjen masive të emigrantëve nga Evropa Perëndimore”.
Vlen të theksohet se në Maqedoninë e Veriut vaksinimi nuk është i detyrueshëm, ndërsa ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, paralajmërojnë se mjekët amë do t’i shpërblejë me 30 denarë për pacientë nësë arrin që 70 për qind e pacientëve të tyre të imonizohen.