Sipas ekstrapolimit të fundit, të publikuar në orën 13.00, situata sa i përket votimit të tri iniciativave në nmivel federal mbetet e njëjtë: iniciativa e burkës pranohet me 51 për qind të votave pro, ID-ja elektronike refuzohet me 35 për qind dhe marrëveshja e tregtisë së lirë me Indonezinë pranohet me pak më pak se 51 për qind.
Marzha e gabimit është akoma +/- 2 përqind, kështu që rezultati ende mund të përmbyset.
Se votimi për ndalimin e burkas do të jetë i ngushtë, ka qenë e parashikueshme. Në sondazhet e fundit, ishte shënuar një rënie e ndjeshme e përqindjes së atyre që shpreheshin për këtë ndalim gjegjësisht rritje e atyre që e kundërshtonin.
Është simptomatike se përqindja e kundërshtarëve të iniciativës është dukshëm më e madhe në qytete të mëdha si në Cyrih, Bazel etj.
Rezultatet e ardhshme që do të jepen në orën 14.00, do të sqarojnë më shumë trendin e votimit.