Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në lidhje me ngjarjet në Siniçan tha se ndodhitë e mbrëmshme treguan se vendi çdo ditë e më shumë po shndërrohet në shtet policor dhe kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme t’i largoj policët që të vazhdojnë punimet. Sela tha se kjo është hakmarrje e BDI-së sepse komuna e Bogovinës nuk u ka dhënë leje që të ndërtojnë hidrocentral.
-Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje atij ministri të Punëve të Brendshme që sa herë që vjen radha që ai të bëhet ministër shqiptarët të përballen me probleme që urgjentisht t’i largojnë nga burimet në mënyrë që të lejohet uji I pijshëm për qytetarët e Siniçanit,- tha Ziadin Sela, lider i ASH-së.