Singapori paralajmëron: Subvencione për çiftet që bëjnë fëmijë gjatë pandemisë


Singapori po inkurajon njerëzit të nisin fëmijë gjatë pandemisë së COVID-19, duke i shpërblyer ata me një bonus parash.
Zëvendëskryeministri i vendit, tha se ky stimul do të ndihmojë ato çifte që përballen me presion financiar dhe janë të shqetësuar për punën e tyre.

“Ne kemi marrë të dhëna se Covid-19 iu ka shtyrë planet e shtimit të familjes, disa çifteve”, tha Heng Swee Keat.
“Kjo është plotësisht e kuptueshme, veçanërisht kur ata përballen me pasiguri me të ardhurat e tyre,” shtoi ai.
Heng tha se pagesa do të ndihmonte prindërit me shpenzimet kryesore, por nuk konfirmoi se sa do të ishte ajo.
Singapori ka një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë, një statistikë që qeveritë e njëpasnjëshme janë përpjekur ta përmbysin pa sukses.

Që një vend të ripopullojë natyrshëm vetveten, gratë duhet të kenë 2.1 foshnje mesatarisht, megjithëse vendet më të zhvilluara tani janë nën atë nivel, pasi një rënie në përqindjen e çifteve dhe zvogëlimi i rëndësisë së roleve tradicionale gjinore kanë parë që nivelet e lindshmërisë të bien globalisht.
Singapori ka luf*tuar për të përmbysur trendin që nga vitet 1980, me fushatat publike që inkurajojnë lindjen e fëmijëve dhe një mori stimujsh financiarë dhe tatimorë të paaftë për të ndaluar rënien e tij.

“Si shumë vende të zhvilluara, sfidat kryesore të popullsisë së Singaporit janë pjelloria e ulët dhe plakja e popullsisë”, shkroi qeveria në një raport të vitit 2011.
“Qëllimi ynë është të arrijmë një popullsi të qëndrueshme që mbështet si në rritjen ekonomike dhe kohezionin social, në mënyrë që Singapori të mbetet i gjallë dhe i jetueshëm.”

Vendi ka shmangur më të keqen e pandemisë globale, duke izoluar herët rastet e dyshuara, duke vendosur bllokime të rrepta kur rastet e infeksioneve u bënë të dukshme dhe duke përdorur risitë teknologjike për të nxitur një rrjet gjurmimi të kontakteve. Si rrjedhojë, vendi numëron 27 viktima, si rezultat i Covid-19.
Por pavarësisht një përgjigjeje kryesisht të suksesshme të shëndetit publik ndaj pandemisë, ekonomia e Singaporit, ka rënë në një recesion të thellë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto, u tkurr me 12.6% në tremujorin e dytë krahasuar me të njëjtën kohë të një viti më parë, duke shënuar “rënien më të pjerrët të regjistruar ndonjëherë”, sipas ekonomistëve.