Singapori nuk pret vendimin e Saudisë, “kthen” haxhinjtë e saj për këtë vit

Edhe pse ende nuk ka asnjë vendim nga Mbretëria Saudite mbi Haxhin e këtij viti, nëse do organizohet apo jo, në Singapor është vendosur anullimi.

Më saktë, planet nga 900 pelegrinë muslimanë për të udhëtuar në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin do të shtyhen për në vitin 2021, tha Këshilli Fetar Islam i Singaporit.

Arabia Saudite ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare për statusin e Haxhit të këtij viti, i cili duhet të fillojë në fund të korrikutC.

Këshilli tha që më shumë se 80 përqind e atyre që janë regjistruar për të shkuar në Haxh këtë viti janë mbi 50. Një organizatë shëndetësore e grupit thotë se ata janë në rrezik më të madh të infeksionit Covid-19, ndaj dhe nuk duhet të jenë aty këtë vit, edhe nëse peligrinazhi milionësh, tubimi njerëzor më i madh në botë do bëhet i mundur.