Sindroma Kawasaki arrin edhe në Shqipëri! MSh: Rasti i parë foshnja 16-mujashe që ndërroi jetë sot!

Sot për herë të parë në Shqipëri u regjistrua humbja e jetës së një foshnje 16-muajshe prej pandemisë së koronavirusit. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Shëndetësisë zbardhi detaje nga vdekja e foshnjës, duke përmendur një sëmundje të rrallë që kishte përkeqësuar gjendjen e të miturit duke i marrë dhe jetën.

“Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19,”- thuhet në njoftimin e ministrisë.

Por çfarë është sëmundja Kawasaki?
Sëmundja Kawasaki e njohur edhe si sindroma Kawasaki është një semundje e rrallë në fëmijëri e cila bën që muret e enëve të gjakut në trup të acarohen.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS), ajo prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeç, megjithëse mund të prekë fëmijët e çdo moshe.