Sindikata solli vendim, a do të ndërpritet greva në arsim?

Sindikata e Arsimit sot ka vendosur që greva të vazhdojë dhe mësimdhënësit neser nuk do të kthehen në mësim. SASHK në mbledhjen e Këshillit ka diskutuar për qëndrimin përfundimtar nëse do të pranohet oferta e Qeverisë ose jo dhe është konstatuar se oferta e dhene gojore për rritje prej 10% është joserioze.
Sindikata ka vendosur që zyrtarisht të prononcohet për mediat në ora 16 pasdite. Greva ka filluar para një jave, kursr Sindikata kerkon rritje të rrogave prej 18.4%. /Almakos/