Sindikata: Nuk do të përfundojë viti shkollor pa pagat shtesë të arsimtarëve


Nuk do të përfundojë viti shkollorë, nëse nuk respektohet Ligji, që mësimdhënësve t’iu paguhen orët shtesë, të cilët i kanë realizuar gjatë kohës së pandemisë. Kështu deklaruan nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës. Kryetari I sindikatës, Jakim Nedellkovski tha se në qoftë se nuk do të zgjidhet kjo çështje, atëherë si shenjë solidarizimi në të gjitha shkollat fillore nuk do të kryhen punët administrative. Ai sqaroi se me ndarjen e nxënësve në dy grupe shtohet edhe puna e mësimdhënësve, ndërsa institucionet e sistemit nuk e njohin rritjen e punës së mësimdhënësve dhe injorojnë pagesën shtesë. Ai tha se Ministria e Arsimit i ka lëshuar mjetet shtesë për këtë çështje, por kjo ka hasur në vesh të shurdhër nga komunat dhe shkollat.

JAKIM NEDELLKOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Me të vërtetë më vjen keq për këto inspektorë të punës të cilët duhet të konstatojnë situata sipas ligjit, por ato me siguri janë të detyruar të bëjnë proces verbale që nuk kanë të bëjnë me fotografinë reale. Dhe në këtë mënyre bie morali, bie krenaria dhe kredibiliteti edhe tek qytetarët dhe vetë institucionet”

Ndërkaq, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë apel që të respektohet puna e mësimdhënësve, veçanërisht në kohë pandemie, dhe se vetëqeverisjet lokale dhe shkollat duhet të respektojnë Ligjin dhe arsimtarëve t’ua pagujnë shtesat për punën jashtë orarit.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht dhe në kohë paguan bllok dotacionet për vetëqeverisjen lokale, në përputhje me dinamikën me të cilën ata i paraqesin kërkesat. Gjithashtu, në tetor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u dërgoi letër të gjitha shkollave duke i kujtuar për detyrimet ligjore që mësuesve të cilët kryejnë detyra pune më shumë sesa koha e plotë duhet t’u paguhet ndihma e punës jashtë orarit, për të cilën sigurohen fonde”

MASH shton se vazhdimisht u kanë bërë thirrje të përsëritura komunave që të respektojnë ligjin dhe të paguajn bllok dotacionet, kanë dhënë udhzime të hollësishme për veprim në secilën shkollë dhe komunë që kanë adresuar kërkesë për sqarim se si të veprojnë në lidhje me llogaritjen e pagave.