Sindikata e Policisë së Maqedonisë sot pro*teston me moton “Për rendin, për drejtësinë, për disiplinën”

Sindikata e policisë në Maqedoni pro*testoi nën moton “Për rendin, për drejtësinë, për disiplinën”, për shkak të, siç thonë ata, presionit mbi policinë, shpërndarjes il*egale, numrit të pamjaftueshëm të uniformave.
Pro*testa filloi para zyrave të Bashkimit Evropian dhe përfundoi para qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë në Maqedoni paraprakisht njoftoi se ata do të paraqesin kërkesë me shkrim tek Qeveria dhe Kryeministri dhe pret që dikush do t’i shqyrtojë seriozisht kërkesat, dhe nëse kërkesat nuk shqyrtohen nga autoritetet, Kocevski tha se ata do të merrnin hapa më radikalë.