Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” kërkon që kombinatit për përpunimin e metalit t’i mundësohet të nis sërish punën sa më shpejtë të jetë e mundur. Edhe përkundër faktit që Jugohromi u mbyll për shkak të mos-vendosjes së filtrave dhe ndotjes që shkaktonte, Sindikata mohon që kjo fabrikë të jetë shkaktari kryesor i ndotjes në rajonin e Pollogut.
Në janar 2016 ndotja e Tetovës ishte me 213 mikrogramë, ndërsa Jugohromi nuk punonte, në maj Jugohromi punonte dhe janë harxhuar 17.100 megavat për orë, ndotja në Tetovë ishte 52 mikrogramë në metër kub. Në 2017 Jugohromi nuk punonte, ndotja ishte 116 mikrogramë, në prill 32 mikrogramë. Pyetja është kush është shkaktari tani? – tha Borçe Ançevski-sindakalist.
Kryetari i Sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti tha se edhe pse tashmë dy vite nuk punon Jugohromi, Tetova përsëri është vendi me numrin më të madh të sëmundjeve të mushkërive të bardha dhe kancerogjene.
Tetova është më e prekur nga fëmijë të sëmurë dhe në përgjithësi me njerëz të sëmurë. Tetova përkatësisht rajoni i Pollogut është në vendin e shtatë, me njerëz të sëmurë nga sëmundje kancerogjene dhe njerëz të sëmurë nga sëmundjet e mushkërive të bardha – pohoi Bajram Amiti – kryetar i Sindikatës.
Sindikata e Jugohromit, ndërkohë akuzoi Organizatën Joqeveritare “EcoGuerilla” se publikon të dhëna të pasakta për ndotjen e ajrit në Tetovë. Ndërsa në një reagim me shkrim, kjo organizatë këmbëngul në saktësinë e të dhënave të tyre, madje duke përsëritur se Jugohromi renditet në mesin e ndotësve më të mëdhenj të ajrit.
Etiketimet që duam të jemi mbi institucionet janë të pavërteta, ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Ne tashmë jemi në negociata me ekspertë të pavarur, të cilët vullnetarisht do të angazhohen në procesin e vendosjes së filtrave – thonë nga OJQ-ja “Eco Guerila”.
Kombinati i Jugohromit nuk punon tashmë dy vjet. Punëtorët e këtij kombinati kanë protestuar disa herë për hapjen e tij pasiqë të njëjtët kanë mbetur pa punë. Ndërsa, nga Qeveria janë shprehur të prerë se pa vendosjen e filtrave Jugohrom nuk mund të filloj me punë ndërsa afatet për vendosjen e tyre vazhdojnë të shtyhen.