Sindi tallet keq me këngën e Ana Lleshit

Si një pjesë e mirë e ish-konkurrentëve të “Përputhen” edhe Ana Lleshi i është futur muzikës duke pohuar se ka patur gjithmonë talent në këtë fushë.
Ana ka publikuar këngën e parë, “Deal”, por duket se publiku nuk po bie dakord me ish-konkurrenten në një pikë, talentin.

Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi.
Pasi Ana lançoi këngën e saj në Youtube, Sindi e ironizoi Anën dhe këtë projekt me një status në InstaStory.
“Një minutë qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.